Një fjalim historik për Kosovën ka mbajtur në Parlamentin e Serbisë Çedomir Jovanoviq, kreu i Partisë Liberale Serbe, i cili bëri të heshtë i gjithë Kuvendi.
Jovanoviq fare pa iu trembur syri, i thoshte Vuçiqit se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre, sikurese çdo popull tjetër, duke ia përsëritur disa herë, se ajo që është humbur një herë nuk mund të humbet për të dytën.
“Nuk mund të humbet diçka për herë të dytë, ajo që ne në Kosovë kemi humbur. Sado e rëndë që mund të jetë kjo, nuk mundet. Nuk mund të qëndrosh dy herë në ujë të njëjtë”, ka thënë Jovanoviq.
Sipas tij, me Kosovën mund të fitohet vetëm një gjë, paqja. “Thuajeni atë që duhet thënë patjetër. Ne në Kosovë, mund të fitojmë atë që asnjëherë si popull nuk e kemi pasur, paqen zotri president. Paqen mund ta fitojmë”, ka shtuar kreu i liberalëve të Serbisë. Ndiqni videon!
