Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Italia merr vendimin të vazhdojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2026

20:39 / December 29, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 xrwma meloni zelenskyy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia ka vendosur të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm, me një dekret të nënshkruar të hënën nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Dekreti miraton dërgimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin, duke përforcuar pozicionin e Italisë si një nga partnerët më të besueshëm të Ukrainës brenda NATO-s.

Vendimi për të vazhduar ndihmën ushtarake për 2026-n, i planifikuar fillimisht për fillim-dhjetorin, u shty për shkak të kundërshtimeve nga një prej partnerëve të koalicionit qeverisës.

Partia e djathtë populiste Lega, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Mateo Salvini, kërkoi ndryshime në tekst për të theksuar më shumë ndihmën jo-ushtarake dhe për të sqaruar se dërgimi i armëve shërben vetëm për nevoja mbrojtëse.

Pas diskutimeve, koalicioni tre-partiak ra dakord për disa ndryshime të vogla në formulim, të cilat nuk prekin thelbin e dekretit. Dokumenti gjithashtu parashikon mundësinë e zgjatjes së qëndrimit në Itali për disa qytetarë ukrainas.

Salvini ka qenë kritik ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke theksuar në nëntor se dërgimi i armëve nuk do të zgjidhë konfliktin.

Italia ndihmen ukrainen ushtarake vendimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura

17:38 / August 25, 2026

Cilat vende kanë shoferët më agresivë? Italia kryeson listën

18:42 / August 10, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.