Qipro ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian për vitin 2026, i cili sapo ka nisur.
Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka uruar Qipron për marrjen e Presidencës së BE-së. Ai shprehet se Shqipëria i uron suksese dhe arritje sa më të mëdha Presidencës Qipriote të Bashkimit Europian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një moment të rëndësishëm për Europën dhe botën.
“Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, shprehet Begaj.
“Shqipëria i uron suksese dhe arritje sa më të mëdha Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente shumë të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.
Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Begajt në X.
Shqipëria ka nisur çeljen e kapitujve të parë, në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
