Një 30-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte. Sipas informacionit paraprak të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 13:30 në rrugën “Tre dëshmorët” shtetasi A.A.,30 vjeç,dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 7 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.