Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji: Unë bëra burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para

20:14 / January 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5283
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervin Salianji ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021.

Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur ai kërkoi mbështetjen e shoqatës së gjuetisë në Korçë për kundërshtimin e moratoriumit.

“Në 2021 kërkoj takim me shoqatën e gjuetisë Korçë, kishin shqetësim moratoriumin. Thanë nuk duam ndihmë nga ju si parti, por duam të heqim në Parlament moratoriumin dhe do ta shihni sa njerëz do të mbledhim. E vendosi dega Korçë dhe mblodhën 200 veta për të protestuar. Ndërkohië, PD sot nuk e kupton pse e ka problem që mbledh tre herë më pak se shoqata e gjuetisë para Kryeministrisë ndërkohë që i gjithë populli opozitar, qytetarët shqiptarë janë të pakënaqur nga qeveria e Edi Ramës. Ne nuk mnund të mbledhim më pak se sa ka mbledhur në 2021 shoqata e gjuetarëve të Korçës, kur PD ka 500 mijë mbështetës që e kanë votuar, ndërsa sot janë mijëra të tjerë që janë kundër qeverisë së Edi Ramës. Thonë që kanë frikë nga regjimi demokratët… Demokratët s’kanë patur frikë nga regjimi tjetër që të vriste. Ja si është mbushur salla këtu, siç e keni parë në cdo qytet të Shqipërisë.”- tha Salianji.

Salianji ka sulmuar ashpër drejtimin aktual të PD-së duke theksuar se ai personalisht ka paguar kosto të rënda në përballjen me qeverinë e Edi Ramës.

Salianji deklaroi se, ndryshe nga shumë figura të tjera politike, ai ka përfunduar në burg si pasojë e betejës së tij me qeverinë, ndërsa të tjerë, sipas tij, kanë përfituar leje, tendera dhe pasuri.

“Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para. Si mund të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mundur Edi Ramën dhe jo këta që i dërrmon Edi Rama në çdo palë zgjedhje prej 2013. Unë mendoj që PD e ka ende forcën brenda vetes për të bërë ndryshimin, për të bashkuar çdo demokrat që është i pakënaqur dhe për të shkuar drejt hapjes. Prania juaj sot më emocionon sepse tregon se ka ende shqiptarë që nuk janë dorëzuar, se ka demokratë që nuk dorëzohen dhe nuk e pranojnë këtë poshtërim.”– tha Salianji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Gonzato mesazh magjistratëve të rinj: Integriteti, guximi dhe përulësia janë thelbësore për drejtësinë

11:14 / June 29, 2026

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

11:03 / June 29, 2026

Ankaraja pret Samitin e NATO-s më 7 dhe 8 korrik 2026, në fokus mbrojtja, Ukraina dhe investimet ushtarake

10:52 / June 29, 2026

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë, një prej tyre me dëmtime

08:25 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.