Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha nga Lezha: PD-në nuk do ta “trashëgojë” as vajza, as djali im, por…

19:41 / January 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lezha pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me mbështetësit demokratë në Lezhë, ku përveç fjalës së tij, është përballur edhe me pyetje dhe kritika të drejtpërdrejta nga pjesëmarrësit.

Një prej demokratëve ngriti shqetësimin për mungesën e kontaktit të drejtuesve të PD-së me bazën, duke theksuar se për rreth tetë muaj nuk ka pasur komunikim të mjaftueshëm, gjë që sipas tij dëmton jetën e brendshme të partisë. Ai e cilësoi këtë situatë jo si faj personal të Berishës, por si pasojë e keqinformimit nga drejtuesit e lartë të partisë dhe drejtuesit e qarqeve, të cilët, sipas tij, janë të shkëputur nga demokratët.

Në përgjigje, Berisha pranoi kritikën dhe u shpreh se ajo do të merret parasysh. Ai garantoi se Partia Demokratike do të angazhohet për një dialog më intensiv me bazën, si përmes deputetëve ashtu edhe përmes drejtuesve të partisë. Berisha theksoi se shkëputja ka ardhur edhe si pasojë e një periudhe të ngarkuar përballjeje politike me qeverinë, ku fokusi kryesor ka qenë mbrojtja e votës.

Një tjetër pyetje e drejtpërdrejtë kishte të bënte me çështjen e lidershipit dhe dorëzimin e stafetës. Demokrati shprehu dyshimin nëse Berisha heziton të largohet nga drejtimi i PD-së për shkak të frikës se partia mund të përfundojë sërish në “duar të gabuara”.

Berisha u përgjigj duke theksuar se nuk ka ndërmend të caktojë një pasardhës personal. Ai deklaroi se nuk synon të lërë trashëgim as familjarët e tij dhe se pasardhësi i tij do të jetë ai që zgjidhet dhe mbështetet nga vetë demokratët.

“Tani të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk e bëj dot kurrë është pasardhësi. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës as vajzën, as djalin tim. Pasardhës do lë atë që zgjidhni ju dhe besoni më shumë”, u shpreh Berisha.

Berisha djali lezha PD trashegoje Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.