Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

08:59 / January 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6402
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është nderuar në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe, e akorduar nga Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Ceremonia solemne u zhvillua në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, në një atmosferë që Rama e cilësoi si veçanërisht domethënëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga momenti i dekorimit, duke e përshkruar atë si një përjetim të veçantë. “Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama.

Sipas tij, ky vlerësim nuk është thjesht personal, por një dëshmi e marrëdhënieve në rritje mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Ky është një nder që i përket miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe punës së përbashkët për projekte që synojnë zhvillimin dhe të ardhmen”, shprehet Rama.

Urdhri i Zayed i është dhënë kryeministrit shqiptar në vlerësim të kontributit të tij në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fusha me ndikim social dhe zhvillimor. Çmimet dhe vlerësimet e lidhura me këtë nismë janë akorduar për projekte dhe organizata që punojnë për përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen ushqimore për komunitetet në nevojë, si dhe për iniciativa që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Rama theksoi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, duke nënvizuar se investimet dhe projektet e përbashkëta synojnë të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Edi Rama Kryeministri Nderua
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re, GJKKO gjobit avokatët që bojkotojnë

16:08 / September 21, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.