Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kokainë brenda lëkurës së bagëtive nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, si u zbulua “baza” në Krujë

11:26 / January 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6516
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave zyrtare për çështjen e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, duke përdorur lëkurën e gjedhëve.

Sipas hetimeve, ndarja e kokainës u bë në një laborator në zonën e Qerekës, në Krujë.

Mësohet se SPAK ka pasur informacion mbi lëvizjet e grupit, por i ka lejuar ata të veprojnë në dy ngarkesat e fundit, konkretisht në shtator dhe në nëntor 2025, për të sjellë 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se ishte fshehur kokaina.

Gjatë kontrolleve në laboratorin e Qerekës u gjetën 850 lëkurë të kriposura bagëtish. Për ndarjen e drogës nga lëkura do të vinin shtetas të huaj, të specializuar për këtë pjesë të operacionit.

SPAK firmosi më herët 10 urdhër-arreste, përfshirë një venezuelian dhe dy kolumbianë.

Hetuesit kanë analizuar edhe mënyrën se si kanë hyrë në vendin tonë pajisjet për ndarjen e drogës të cilat kanë një kosto shumë të madhe pasi janë të teknologjisë së fundit. Lëkura e gjedhëve vinte nga Brazili dhe vendet e tjera të Amerikës Latine.

Kujtojmë se hetimet nisën që prej vitit 2023, nga ana e autoriteteve spanjolle, pas bllokimit të një sasie droge në Spanjë.

amerika latine bagëtive Kokainë Lëkurës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.