Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Menduat se Amerika do më bënte gjyqin”/ Rama- opozitës në Kuvend: Ju humbësit kronikë, do humbisni edhe këtë herë rastin…

13:19 / January 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6801
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë që Shqipërisë dhe kësaj shumice qeverisëse dhe krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes. Ne shumica kuvendore e Shqipërisë, e kemi bërë zëdhënësin dhe paqen në këtë rajon, edhe kur është komentuar si tradhti.

E kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE-së, apo në tryezën e Kombeve të Bashkuara, kur kemi bërë krenare Shqipërinë. Sot ai ishull kur numëroheshin si turistë deputetët. Është Shqipëri tjetër, me aeroportin me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë.
Kjo u ka hequr shqiptarëve sëkëlldinë e emrit, që e shqiptojnë sot me kokën lart. Sot kur bota është trazuar keq, Shqipëria e çmuar ndërkombëtarisht, ftohet nga personalisht Trump, për t’u bërë anëtar themelues me emrin kuptimplotë Bordi i Paqes. Ky është një nder i veçantë dhe një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqe.

Na jepet mundësia të vazhdojmë të rritemi si shtet dhe të njihemi botërisht si vend dhe si popull. Kur nuk je në tryezë, je në menu. Do kishte qenë mirë të pushonte avazi, por humbësit kronikë nuk duan ta humbasin as këtë rast për të humbur rastin.
Ju fituat se për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin. Ju fituat sepse e parlamëruat popullin që mua do më thërrisnin në Amerikë më 20 janar. Ju festuat arrestimin e Maduros dhe ju thatë shqiptarëve ishte provë për arrestimin e Ramaduros.
Ju mund të mendoni se unë tallem. Unë nuk tallem kurrë”-u shpreh Rama.

kuvend opozitës Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.