Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në Berlin duke marrë pjesë në Kongresin Ekonomik të Unionit Kristiandemokrat/Kristiansocial, në bisedë për thekson, se opozita u përmbahet kërkesave të saj dhe se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes marrjes së përgjegjësive politike.
Kreu demokrat përmend si kusht largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e qeverisë tranzitore për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja.
Basha u ndal edhe tek vendimi për hapjen e negociatave.
“Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht. Në momentin aktual, në Gjermani sikundërse në shumicën e vendeve vendimmarrëse të BE-së mbizotëron mendimi se nuk do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike, e cila është e vetmja rrugë për të plotësuar detyrat e paplotësuara, siç është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dënimit në këtë rast të politikanëve të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota dhe nga ana tjetër është shqetësimi se meqenëse nuk ka ndryshim, Shqipëria rrezikon një mundësi të madhe, e cila më pas do ta ndante edhe nga Maqedonia e Veriut apo akoma edhe më keq të vetë izolohet”, tha ai.
