Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

20 mijë lekë për të futur drogë në Burgun e Elbasanit, zbardhet skema e përdorur nga efektivi i policisë

13:24 / January 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6901
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria ka zbardhur mekanizmin e përdorur nga tre të arrestuarit – punonjësi i policisë N.K dhe dy bashkëpunëtorët e tij, G.S dhe E.K – për të futur lëndë narkotike në Burgun e Elbasanit.

Organi i akuzës thotë se nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve, për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, gjatë orëve që nuk ishte në punë shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.

Pikërisht në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua dërgonte ato në burg. Gjatë hetimeve për këtë veprimtari, prokuroria zbuloi se efektivi i policisë furnizonte të paraburgosurit edhe me lëndë narkotike kundrejt pagesës.

Prokuroria thotë se Kroi këtë veprimtari e kryente gjatë shërbimit në turnin e tretë dhe ditëve të shtunë e të diel, kur në institucion nuk kishte personel të administratës.

Nga hetimet rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunonte me shtetasen E.K, e cila e paguante për të futur lëndë narkotike në burg, kundrejt shumave që varionin nga 100–200 mijë lekë të vjetra. Drogën që merrte nga Komici, efektivi i policisë ia jepte të dashurit të saj, G.S, i cili e shiste më pas në burg.

Mbi këta tre persona rëndojnë akuzat: Prodhim dhe shitja e narkotikëve dhe Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg.

burgun e elbasanit drogë futur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.