Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shiste drogë në vendin e punës! Bie në pranga 38 vjeçari në Mat

14:41 / January 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga mat 1769347093 lendenarkotike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 38-vjeçar u arrestua sot në Mat, pasi u kap duke shitur doza kanabisi në bilardon ku punonte.

Sipas policisë, ai u gjet në ambientin e punës me 19 doza kanabisi të ndara gati për shitje. Lënda narkotike dhe telefoni celular i tij u sekuestruan.

I arrestuari, banues në fshatin Suç të Klosit, u vu në pranga ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

“Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në ambientin e punës së tij (bilardo). Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.   Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç, Klos, i cili u kap në flagrancë me 19 copë doza kanabisi gati për shitje, në ambientet e punës së tij (bilardo).  Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme” 

Droge pranga punes shiste vendin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.