Një aksident është regjistruar në orën e mesditës të kësaj të diele në rrugën “Egnatia”, ku për pasojë janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 13:00, ku automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.
Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
