Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Nova Site te Knesseti, Rama nis vizitën zyrtare në Izrael

08:38 / January 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6920
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e djeshme në Izrael, 25 janar, në kuadër të një vizite pune që po zhvillohet në Jeruzalem, me në fokus pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Menjëherë pas mbërritjes, ai ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga Nova Site. 

“Stacioni i parë i vizitës në Izrael, një vend që kumbon pa fjalë! Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer pas një kasaphane të patregueshme në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan kreu i qeverisë.

Vizita e kryeministrit vijon edhe sot, më 26 janar. Nga ora 11:00 deri në 12:30, Edi Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun e tij, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp.

Paralelisht, bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama, në shoqërinë e bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të vizitojë Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, numri një i kabinetit do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall dhe do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, ku do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, lideri i opozitës Yair Lapid dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit izraelit me një fjalim të posaçëm, sipas një protokolli të rezervuar për një numër të kufizuar liderësh të huaj.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, në Jerusalem Hall të Knessetit, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, ndërsa Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, kryeministri do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

Edi Rama izrael vizitë zyrtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.