Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohet magazina e drogës në autostradën Lezhë-Laç, në pranga babë e bir

10:31 / January 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6996
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Lezhë në 27 janar, ku policia ka zbuluar një magazinë të përshtatur për kultivimin e kanabisit me ndriçim artificial.

Magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë gjetur qindra rrënjë kanabisi, si edhe pajisje të ndryshme për kultivimin e tyre, përfshirë llamba ndriçimi dhe sisteme ajrosjeje, raporton për Klan News gazetari Martin Marku.

Po ashtu, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Policia: Në pranga babë e bir

Policia ka dhënë detaje nga zbulimi i magazinës së drogës në autostradën Lezhë-Laç, në fshatin Rrilë, ku u finalizua operacioni i koduar “Second Floor”. Gjatë kontrollit në një objekt trekatësh, policia konstatoi katin e dytë të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike, me llamba dhe pajisje që furnizoheshin me energji elektrike në mënyrë të paligjshme. Nga hetimet dhe ndërhyrja u sekuestruan 8.8 kilogramë kanabis të tharë, 1064 bimë dhe 960 fidanë kanabis, 850 fara kanabisi, 106 llamba për kultivim, 180 gramë kokainë, 3 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 automjet dhe 4 celularë. 

Në flagrancë u arrestuan dy shtetas, babë e bir, A. Gj., 57 vjeç dhe A. Gj., 22 vjeç, të dyshuar si autorë të veprimtarisë kriminale. Gjithashtu, u arrestua një punonjës i OSHEE-së, Gj. D., 59 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike dhe për shpërdorim detyre, ndërsa katër punonjës të tjerë të OSHEE-së po hetohen për shpërdorim detyre. Në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi gjithashtu 180 gramë kokainë dhe disa armë, përfshirë armë zjarri dhe armë sportive. Hetimet tregojnë se kjo veprimtari kriminale ishte zhvilluar për disa muaj, ndërsa policia vijon dokumentimin e plotë të saj dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Laç magazina zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.