Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Demokratët kërkojnë shkarkimin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Trump s’e ka ndërmend

22:19 / January 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kristi noem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shtetet e Bashkuara po rritet presioni politik ndaj Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, pas vrasjes së Alex Pretti nga agjentët federalë në Minneapolis.

Senatori Demokrat John Fetterman nga Pensilvania ka bërë thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të Noem, duke e akuzuar atë se ka “shkatërruar trashëgiminë e sigurisë kufitare”.

Në rrjetin social Bluesky, ai deklaroi se po bën një apel të drejtpërdrejtë për largimin e saj nga detyra, duke theksuar se “amerikanët kanë vdekur”. Ai i referohet këtu jo vetëm vrasjes së Pretti-t, pasi ai është qytetari i dytë amerikan i vrarë nga oficerët federalë në Minneapolis këtë muaj, pas Renee Nicole Good, 37 vjeç.

Siç shkruan BBC, Noem pritet të dëshmojë më 3 mars para Komisionit Juridik të Senatit për menaxhimin e rastit, ndërsa pretendimet e saj se Pretti mbante armë janë hedhur poshtë nga pamjet filmike, ku shihet qartë se ai mbante një telefon.

Megjithatë, menjëherë pas ngjarjes, Noem e quajti viktimën “terrorist i brendshëm” dhe mbrojti agjentët federalë.

Trump i del në krah

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta shkarkojë Noem, duke thënë se ajo ka bërë “një punë shumë të mirë”. Por demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve paralajmërojnë se, nëse Trump nuk vepron, ata do të nisin procedurat për “Impeachment”, një proces politik dhe ligjor që përdoret në Shtetet e Bashkuara për të akuzuar dhe ndëshkuar zyrtarë të lartë të qeverisë, nëse ata akuzohen për shkelje të rënda. Në fund të kiëtij gjyqi vendoset nëse zyrtari duhet të dënohet dhe të largohet nga detyra.

“Ne mund ta bëjmë këtë në mënyrën e lehtë ose të vështirë,” thanë drejtuesit demokratë, megjithëse shanset për sukses janë të pakta, pasi republikanët kontrollojnë shumicën dhe Senati nuk ka votat e nevojshme për ta larguar.

Analistët e shohin këtë si një lëvizje politike të demokratëve për të rritur presionin publik dhe për të detyruar republikanët të shprehen hapur në mbështetje të Noem-it, e cila tashmë është nën kritika për politikat e ashpra të emigracionit.

demokratet kristi noem sekretarja sigurise shkarkim trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.