Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SKEDA / Si e shtoi pasurinë vitet e fundit kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro

19:23 / June 4, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Enkeledi Hajro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro do të përballet të mërkurën me 5 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.

Enkeledi Hajro ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1997 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000. Ajo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Shkodrës, ndërsa në vitin 2003 ka kaluar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në vitet 2006-2008, Hajro ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në vitet 2008-2011 ka punuar si avokate shteti për çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Para se të rikthehej në sistemin gjyqësor, Enkeledi Hajro ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit për ministrin e Drejtësisë (2011-2012) dhe ministrin e Brendshëm (2012-2013).

Në vitin 2016, Hajro u zgjodh kryetare e Gjykatës së Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Enkeledi Hajro nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.



Enkeledi Hajro skeda 1

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetarja e Gjykates se Tiranes, Enkeledi Hajro per vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Enkeledi Hajro deklaronte pasuri me vlerë 3.9 milionë lekë në vitin 2003; kur deklaroi per herë të parë interesat e saj private në ILDKPKI. Asokohe ajo deklaronte një apartament në Shkodër në bashkëpronësi me nënën, e përfituar falas nga shteti si e persekutuar, por e vlerësuar në 1.4 milionë lekë si dhe një njësi tregtare me vlerë 2.5 milionë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kryetares së gjykatës së Tiranës është rritur me 4 herë dhe kap vlerën e 18 milionë lekëve. Pasuritë e patundshme përbëjnë pjesën kryesore me vlerë 13.8 milionë lekë. Përveç pronave të deklaruara në vitin fillestar, Hajro është bashkëpronare e një apartamenti në Tiranë të blerë për 82 mijë euro.

Ajo deklaron gjithashtu automjete me vlerë rreth 4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese llogariten në 34 milionë lekë. Gjysma e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni të Znj. Hajro, ndërsa të ardhurat e bashkëshortit llogariten në rreth 25%. Subjekti deklaron gjithashtu xhiron vjetore të lokalit ku bashkëshorti ka qenë ortak në masën 20% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej tyre rezultojnë me diferenca negative.

Nga kontrolli aritmetik-logjik rezultoi se subjekti nuk justifikon me burimet e deklaruara shtesën e pasurisë prej rreth 499 mijë lekësh në vitin 2007 dhe 525 mijë lekësh në vitin 2010. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet për konsum familjar sipas INSTAT.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikua si “flamur i kuq” deklarimi në vitin 2010 i shitjes së një automjeti Benz 190 në vlerën e 350 mijë lekëve. Ky automjet nuk rezulton i deklaruar në ILDKPKI në asnjë prej deklaratave të mëparshme.

Gjithashtu në vitin 2006, kryetarja e Gjykatës së Tiranës deklaron xhiron vjetore të një lokali ku bashkëshorti i saj ka qenë bashkëortak në vlerën e 7 milionë lekëve, ndërkohë që ligji i  detyron subjektet të deklarojnë fitimin neto.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Enkeledi Hajro Gjykatës së Tiranës Valbona Sanxhaktari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë në festën e 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen 8 persona mes tyre 4 fëmijë

17:54 / July 5, 2026

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

17:39 / July 5, 2026

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së…

17:20 / July 5, 2026

Arrestimi i 21 protestuesve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Dy prej tyre mbeten në arrest shtëpie. Lirohen 19 të tjerët

16:00 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.