Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Projektet fituese, si do të duken Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e Fëmijëve pas transformimit

09:42 / January 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
27296a51 d00c 4ae4 b902 b0abde032f9d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy projekte të tjera do t’i shtohen kryeqytetit: Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve, të cilat dolën fituese në Konkursin Ndërkombëtar.

Të dyja projektet i përkasin dy studiove nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet sesi do të duken dy godinat e reja.

“Mirëmëngjes, dhe me projektet fituese të dy studiove prestigjioze nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos, në Konkursin Ndërkombëtar për ‘Shtëpinë e Re të Fëmijëve & Kompleksin e Ri të Inspektorateve Shtetërore’, organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave që do të ndërtohen pranë stadiumit “Air Albania”, aty ku sot ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Halluli” që u propozua nga Rojkind Arquitectos.

Janë tri kulla 20-25-35 katëshe të lidhura me ura dhe shfrytëzim maksimal të truallit për parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen për rezidenca, teksa fasada propozohet të jetë e varur me forma unike të çrregullta.

Projekti i ri për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i propozuar nga Taller Hector Barroso do të realizohet në një zonë tjetër, të njohur si Vilat Gjermane, në afro 5 mijë metra katrorë. Koncepti kryesor është ai i godinave jo më shumë se tre kate dhe shtëpizave të ndara sipas nevojave të fëmijëve e administratës, si dhe hapësira të gjelbra.

Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare AlbStar.

fituese korpusi projektet shtëpia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyn në Guinness, thyen rekordin botëror me 72 rrotullime në 30 sekonda

22:22 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Rrëzimi i helikopterit në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë dhe aleatëve në NATO

21:46 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.