Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lamallari: Nga amnistia përfitojnë mbi 10 mijë qytetarë. T’i jepet fund paraburgimit të tejzgjatur

12:27 / January 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ab583246 30e6 4660 8b3c 4ebe15423266
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besford Lamallari, në një konferencë për mediat sot në 30 janar njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, duke përfshirë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, por edhe ata që janë në ndjekje penale për shkelje të lehta.

“Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë mbi 10 mijë persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale, por edhe ata për të cilët janë nën ndjekje penale për vepra të lehta. Kemi grupe të vulnerabël, të cilët kanë kryer vepra të lehta, që përfitojnë nga amnistia”, tha Lamallari.

Ministri theksoi rëndësinë e riintegrimit të këtyre qytetarëve në shoqëri. “Ata meritojnë të riintegrohen në shoqëri. Ndërkaq, vazhdon puna për reformën në drejtësi. Nuk mendohej nga askush që do kishim shembjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, e kjo është bërë e mundur falë kësaj reforme tepër të rëndësishme dhe mbështetjes që i ka dhënë Partia Socialiste”.

Lamallari shtoi se drejtësia tani është më e llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse. “Sot kemi drejtësi për të gjithë e llogaridhënëse përpara qytetarëve shqiptarë. Të drejtat e shqiptarëve duhet të zbatohen në përditshmëri. Drejtësia shqiptare duhet të flasë me standarde europiane. Shqipëria është një shoqëri e emancipuar, që përqafon vlerat europiane dhe demokratike. Duhet të jemi dinjitoz në tryezën e Brukselit”, u shpreh ministri.

Lamallari tha se nuk do të përfitojnë amnisti ata persona që janë nën hetim apo të dënuar nga GJKKO. “Nuk do të përfitojnë amnisti persona që janë dënuar apo janë nën hetim nga ana e GJKKO-së. Amnisti përfitojnë vetëm persona, që janë dënuar ose janë nën hetim për vepra të lehta penale”, deklaroi ministri.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për t’i dhënë fund paraburgimit të gjatë, si pjesë e respektimit të lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut. “Duhet t’i jepet fund paraburgimit të gjatë, pasi kjo ka të bëjë me lirinë dhe të drejtat themelore, që garantohen në Kushtetutë”.

I pyetur për arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci në Durrës, Lamallari tha se janë marrë masa menjëherë. “Pasi ndodhi arratisja e të burgosurit në Durrës, janë marrë menjëherë. Kam kërkuar që të rriten masat në gjitha burgjet e vendit, që të ketë më shumë siguri e mos futen sende të paligjshme nëpër burgje. Kam kërkuar që të organizohet një tryezë, që të përfshihen dhe ekspertë të huaj, që të na japin mbështetje për sigurinë”, deklaroi ai.

amnistia Besfort Lamallari ministri i Drejtësisë qytetarë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.