Një rrëshqitje masive dheu dhe gurësh ka bllokuar të dyja drejtimet e aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë këtë të dielë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
Policia Rrugore e Elbasanit ndodhet në vendngjarje sipas njoftimit zyrtar po bashkëpunon me firmën kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim pastrimin e sa më shpejtë të akseve dhe rifillimin e qarkullimit.
Autoritetet apelojnë për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Korçës ose nga ajo drejtim, të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të ri për hapjen e rrugës.
