Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Seanca në GJKKO u shoqërua me debate, Veliaj: Ky është shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

19:25 / February 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1770055351 erionveliajgjkko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas seancës paraprake që u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të tij, të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.

Sipas burimeve të afërta me kryebashkiakun, Veliaj ka pretenduar se ky proces gjyqësor ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

Po ashtu kryebashkiaku pretendon se GJKKO jo vetëm që nuk mori parasysh kërkesën e avokates së caktuar kryesisht ndaj tij për të marrë më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen, por sipas Veliajt, pati edhe fyerje dhe shprehje tallëse për aktivitetin e kësaj avokateje.

Veliaj gjithashtu ka deklaruar se nuk i është dhënë mundësia që të njihej me dosjen në ngarkim të tij, pavarësisht se sipas kryebashkiakut, ai kishte shkuar në seancë i sëmurë me temperaturë të lartë, vetëm për të mbrojtjen e tij.

Teksa pretendoi se SPAK ka paraqitur si prova në Gjykatën e Posaçme një opionion mediatik dhe mendimin e një gazetari, Veliaj ka thënë se GJKKO duhet t’i vinte atij në funksion dosjen e plotë në ngarkim të tij përmes një USB-së apo të printuar.

Erion Veliaj kërkoi sërish përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila sipas kryebashkiakut, për arsye që i di ajo dhe prokurorët, është shndërruar në një palë me ta.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor.

Sipas Veliajt, procesi gjyqësor ndaj tij “përfaqëson kufirin planetar të skandalit juridik që po prodhon e ashtuquajtura ‘drejtësi e re’ në Shqipëri”.

Kujtojmë se seanca e sotme u zhvillua mes debateve, ndërsa Veliaj braktisi sallën me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.

Pas largimit të Veliajt seanca vijoji deri sa palët përfunduan dhënien e konkluzioneve. Seanca e radhës është caktuar më datë 9 shkurt në orën 12:00 ku pritet të jepet vendimi për çështjen e Veliajt, nëse do të kalojë ose jo për gjykim.

Sakaq, do të vendoset nëse kërkesa e Veliaj për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda do të pranohet ose jo. Në rast se pranohet, kërkesa do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtare.

brutale debate GJKKO seanca veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

12:34 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.