Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7344
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka përcaktuar një dozë maksimale të rekomanduar ditore të sigurt për toksinën cereulidë për foshnjat, pas dyshimeve për kontaminim të qumështit formulë për foshnjet, që shkaktoi tërheqje nga tregu në më shumë se 60 vende, sipas “Euractiv”.

Cereulida, e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe diarre – dhe tek foshnjat e vogla mund të çojë në dehidratim.

Që nga dhjetori, prodhuesit kryesorë të qumështit formulë, përfshirë “Nestlé”, “Lactalis” dhe “Danone”, kanë kryer tërheqje paraprake të serive të formulës për foshnje në të gjithë botën pasi u zbulua cereulida.

Në përgjigje, Komisioni Evropian kërkoi që EFSA-ja të ofrojë këshilla urgjente shkencore dhe të propozojë një prag sigurie në të gjithë BE-në – si një standard të harmonizuar për të shkaktuar tërheqje nga tregu.

EFSA njoftoi sot se shkencëtarët e saj kishin vendosur një “dozë referimi akute” për cereulidën tek foshnjat – sasia maksimale që mund të gëlltitet në mënyrë të sigurt në një ditë të vetme – në 0,014 mikrogramë për kilogram të peshës trupore.

Kjo vlen për foshnjat e vogla, të cilat EFSA-ja i përcakton si nën 16 javëshe.

Kjo përputhet me njoftimin e Francës se pragu i sigurisë kombëtare do të ulet nga 0,3 mikrogramë për kilogram në 0,014 mikrogramë për kilogram.

Edhe pse nuk janë konfirmuar raste kontaminimi, hetimet janë duke vazhduar në Francë, për vdekjen e dy foshnjave në janar,  që kishin konsumuar formulën “Guigoz” të prodhuar nga “Nestlé”.

Qendra e BE-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha gjithashtu se kishte marrë raporte për diarre tek fëmijët pas konsumimit të produkteve të tërhequra.

Pasi “Nestlé” konfirmoi se kontaminimi kishte origjinën nga përbërësi vaj i acidit arakidonik (ARA), vëmendja e autoriteteve franceze tani po kthehet te një prodhues me qendër në Kinë, si burim i serisë së kontaminuar.

Reagimi ndaj krizës

Disa kritikë thonë se si kompanitë ashtu edhe autoritetet publike ishin shumë të ngadalta në lëshimin e paralajmërimeve.

Sipas “Financial Times”, “Nestlé” u tha autoriteteve holandeze më 10 dhjetor se testimi i brendshëm kishte zbuluar kontaminim në një fabrikë dhe kishte nisur tërheqjet më 5 janar, pas disa javësh testimi të përbërësve.

Më 29 janar, OJQ-ja për mbrojtjen e konsumatorit “Foodwatch” njoftoi se do të paraqiste një ankesë së bashku me tetë familje, fëmijët e të cilave u sëmurën pasi konsumuan formulën për foshnje të prodhuar nga “Nestlé”, “Lactalis” dhe “Vitagermine”.

“Kompanitë kanë qenë tmerrësisht neglizhente në vonimin e paralajmërimit”, tha Ingrid Kragl, drejtoreshë e informacionit në “Foodwatch France”.

“Nestlé” argumentoi se kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm në vendet e prekura, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet, për të tërhequr të gjitha produktet potencialisht të prekura dhe se, deri më sot, asnjë raport mjekësor nuk kishte konfirmuar një lidhje midis produkteve të saj dhe sëmundjes.

BE formulë Limit qumështi toksinat vendos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.