Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro: 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin

10:56 / February 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7495
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka hapur thirrjet për projekte të kërkimit shkencor në Programet Kombëtare dhe Ndërkombëtare për vitin 2026.

Në aktivitetin e informues ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro si dhe rektorë, dekanë dhe pedagogë të universiteteve në vend.

Kumbaro tha se “Ministria e Arsimit ka vendosur 7 milionë euro si mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin, një rritje domethënëse dhe mbështetje konkrete për studiuesit, universitetet dhe kërkuesit shkencorë në Shqipëri”.

Sipas saj, sfida e përbashkët mbetet jo vetëm sigurimi i fondeve, por përdorimi i tyre në mënyrë efikase dhe me rezultate konkrete.

“Ky vit do të jetë një vit reflektimi dhe vlerësimi të thelluar për cilësinë e aplikimeve, frymën e re në projekte dhe mënyrën se si përdoren fondet publike për kërkimin shkencor dhe inovacionin”, tha Kumbaro.

Në aktivitet  ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, i cili vlerësoi rëndësinë e këtyre thirrjeve si një instrument thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë dhe avancimin e dijes shkencore në vend, duke theksuar se investimi në kërkimin shkencor dhe në infrastrukturën akademike përbën një prioritet strategjik për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Prof. Dr. Xheladin Draçini u ndal veçanërisht te projekti i fituar për infrastrukturën laboratorike të Departamentit të Farmacisë, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të laboratorëve universitarë, rritjes së kapaciteteve kërkimore dhe përmirësimit të kushteve për zhvillimin e kërkimit shkencor bashkëkohor në fushën e farmacisë.

Ai theksoi se ky projekt jo vetëm që forcon bazën materiale të kërkimit shkencor, por krijon edhe mundësi të reja për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke kontribuar në afrimin e UMT me standardet evropiane të kërkimit dhe inovacionit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar për të vijuar mbështetjen ndaj stafit akademik dhe studiuesve, si dhe për të nxitur pjesëmarrjen aktive në thirrjet konkurruese kombëtare dhe ndërkombëtare.

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka hapur thirrjet  për projektet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit; projektet e teknologjisë dhe inovacionit dhe projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor duke u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, njësive të kërkimit shkencor dhe kërkuesve shkencorë të vendosin piketat për projektet e ardhshme në programet e tyre.

Inovacionin kërkimin shkencor Milionë Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.