Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7586
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë muajit janar 2026, mbi 20 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë frekuentuar sitet kulturore në Shqipëri, duke reflektuar një interes të qëndrueshëm për trashëgiminë kulturore të vendit.

Të dhënat janë bërë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili bën me dije se gjatë këtij muaji muzetë kombëtarë janë vizituar nga 11,315 persona. Ndërkohë, parqet arkeologjike kanë tërhequr 6,012 vizitorë, ndërsa kalatë dhe monumentet kulturore janë vizituar nga 2,693 persona.

Sa u përket siteve më të frekuentuara, në vend të parë renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, me 4,948 vizitorë. Pas tij vjen Parku Arkeologjik i Shkodrës, i cili ka pritur 3,475 vizitorë, si dhe Kalaja e Gjirokastrës me 2,167 vizitorë.

Në listën e pesë siteve më të vizituara përfshihen gjithashtu Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat, me 1,604 vizitorë, dhe Parku Arkeologjik i Butrintit, i cili gjatë janarit është vizituar nga 1,100 persona.

kulturore sitet të dhënat vizitorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet shtëpia e Kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët marrin sende me vlerë dhe 30 mijë euro

20:40 / September 18, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.