Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti i KE takon Zaev, zbulon se kur do hapen negociatat për Maqedoninë e Veriut

23:14 / June 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juncer zaev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka deklaruar se për momentin nuk ka pajtim të plotë midis vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut. ‘Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i bindur ato’, ka thënë presidenti i KE, Juncker.

Presidenti i Komisionit Europian, priti ditën e sotme kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Juncker theksoi se Komisioni e ka bërë të qartë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e mundshme dhe se tani i mbetet Këshillit të BE-së që të mbajë pjesën tjetër të premtimit. Zaev nga ana e tij i kujtoi Junckerit se vendi i tij kishte detyra të qarta, të cilat i ka përmbushur, dhe se tani pret që pala europiane të tregojë mirëkuptim.‘Hapja e negociatave është një garanci unike për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe një impuls reformash në Maqedoninë e Veriut, me efekte pozitive në të gjithë rajonin’, tha kryeministri Zaev.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian përsëriti rekomandimin e pakushtëzuar të tij, drejtuar Këshillit të BE-së, për të miratuar hapjen e negociatave të pranimit midis Brukselit dhe Shkupit.

Debati i parë në këtë drejtim do të mbahet më 18 qershor, por nuk ka garanci se do të merret një vendim përfundimtar. Juncker tha se qëllimi i Komisionit Evropian ishte që vendimi të merret gjatë kësaj verës.

maqedonia e veriut negociatat presidenti ke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.