Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1770553639 euro1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Banka e Shqipërisë është lojtari më i fuqishëm në tregun monetar, me epërsi gjigante ndaj çdo lojtari tjetër në këtë treg. Me një ndërhyrje të fuqishme të kësaj banke në tregun monetar, kursi i këmbimit Euro-Lek mund të shkojë me lehtësi 1 me 100. Dhe një ndërhyrje e tillë do t’i çonte rezervat valutore të shtetit shqiptar në një vlerë që mund të mbulojnë deri në 12 muaj të gjithë importeve, ndërkohë që nuk do ta destabilizonte nivelin e përgjithshëm të inflacionit.

Po si do të ndikonte kursi i këmbimit të Euros 1 me 100 në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe të popullsisë?

Sektori i bujqësisë patjetër do të kishte përfitim, ngaqë do të ishte më konkurues në tregjet e eksportit, ndërkohë që do të ishte më konkurues edhe në tregun e brendshëm ndaj produkteve të importit (në zonat rurale banon më shumë se 35% e popullsisë së vendit).

Sektori i fasonerisë patjetër do të kishte përfitim, ngaqë do të ishte më konkurues në tregjet e eksportit, ndërkohë që do të ishte më konkurues edhe në tregun e brendshëm ndaj produkteve të importit (nga sektori i fasonerisë përfiton pothuaj 11% e popullsisë së vendit).

Edhe sektori i turizmit do të kishte përfitim, ngaqë do të ishte më konkurues ndaj vendeve të tjera mesdhetare, ndërkohë që kursi 1 me 100 do të stabilizonte një faktor psikologjik për 12 milionë vizitorët nga jashtë, kur bëjnë llogaritë se sa do të shpenzojnë në Shqipëri (nga turizmi përfitojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi rreth 18% e popullsisë së vendit).

Rreth 65% e depozitave të kursimit në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë në Euro ose në valuta të barazvlershme. Të gjithë këta depozitorë kuptohet që do të përfitonin nga kursi 1 me 100 për Euron. Gjithashtu do të përfitonin të gjithë qytetarët që kanë dhënë ambjente me qira apo që kanë kontrata shërbimi të denominuara në Euro.

Së fundmi, por jo më së pakti, të gjithë familjet që mbahen me dërgesat valutore nga emigracioni do të përfitonin nga kursi 1 me 100 për Euron. Vjet dërgesat valutore nga emigracioni kapën shifrën rekord 1.4 miliardë Euro!

100 euron kursi probleme zbuse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026

Pse Serbia nuk është neutrale?

20:14 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.