Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri Gogu për protestën e opozitës: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov, fishekzjarre, e dhunë, por me punë!

20:19 / February 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gogu 800 0 1770750454x060ef98f 5542 4de9 9423 c299391156a2 897
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi për protestën e opozitës ku u hodhën koktej molotovë drejt godinës së qeverisë, duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk ndërtohet përmes dhunës dhe spektaklit politik.

Në një mesazh në rrjete sociale, ministri Gogu kritikoi opozitën për retorikën mbi “kilometrin e fundit”, duke e akuzuar se po largohet nga fryma e protestës qytetare dhe paqësore.

“Opozita bërtet për “kilometrin e fundit”. Dhe pastaj e shndërron protestën në skenë dhune: molotovë, fishekzjarre, tym si të ishte kjo “rruga” përpara. Tërhiqen zvarrë nga ustallarët e dhunës, dhe largohen gjithmonë e më shumë nga protesta qytetare dhe paqësore.” u shpreh ai.

Sipas ministrit, integrimi europian kërkon përkushtim të përditshëm nga qytetarët dhe institucionet, jo përplasje.

“Ndërsa “kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me megafon, molotovë e spektakël.Përshkohet nga fermeri që respekton normat, nga punëtori që punon ditë e natë, nga mësuesi që formon qytetarë, nga infermieri dhe mjeku që mbajnë sistemin gjallë, nga nëpunësi që zbaton ligjin. Ata le të shpallin “fitoren” e radhës për kamerat. Shqipëria le të ecë përpara me mund, me djersë dhe me rezultate, deri te mbyllja e kapitujve.” deklaroi Gogu.

Ai shtoi se ndërsa opozita mund të shpallë “fitore”, vendi duhet të vijojë përpara përmes punës dhe përpjekjeve konkrete.

“‘Kilometri i fundit’ nuk është spektakël. Është punë. Dhe destinacioni quhet Europë,” përfundoi ministri.

Dhune Gogu ministri molotov Pune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

21:40 / September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

21:25 / September 24, 2026

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep “Ok” bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

20:40 / September 24, 2026

Kryeministri Edi Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:20 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.