Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“U përdorën bomba vdekjeprurëse kundër policëve”-Braçe reagon sërish për protestën e PD: Mundësia për ta shkruar në Kodin Penal u dogj të martën

20:39 / February 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5 1770643537 erionbrae
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe reagoi ashpër sot në lidhje me aktet e dhunës në protestën e së martës të Partisë Demokratike ku mbetën të plagosur 19 efektivë të Policisë së Shtetit.

Në një reagim publik në rrjete sociale, Braçe i cilësoi molotovët e përdorur nga militantët e Sali Berishës si “bomba vdekjeprurëse”. Ai kritikoi relativizimin e rrezikut të tyre por edhe mundësinë e ‘djegur’ që përdorimi i tyre të konsiderohej me ligj si një akt terrorist.

“Molotovi i ri si armë vdekjeprurese! Këto janë bombat e përdorura dje kundër policëve e në një rast ndaj gazetarëve, po e përsëris, vdekjeprurëse! Po e theksoj, sepse sot gjithë ditën pashë relativizim dhe shmangie prej këtyre bombave; kështu bëjnë dhe organet e drejtësisë! Ështe një gjysëm litri benzinë e lidhur me një fishekzjarr me fitil, shpërthyese, në kontakt me benzinën behet zjarrvënëse, përmes avujve të benzinës bëhet përvëluese! U panë dje; Dogjën në gradë të ndryshme disa policë! Të marten që shkoi, në Kuvend kërkova që në ndryshimet që po diskutoheshin në Kodin Penal, të kriminalizohej molotovi si armë vdekjeprurëse dhe përdorimi i tij në turmë të konsiderohej terrorizëm i brendshëm, siç dje ishte dhe u provua i tillë! Nuk dëgjoi kush! Është ai efekti i të përtuarit per të menduar! Sot i pashë në rradhë të shkruanin tamam për molotovin si armë vdekjeprurese të përdorur nga një grup kriminal! Mirë shumë! Por mundësia për ta shkruar këtë në Kodin Penal u dogj të martën që shkoi se njeri aty përtoi të mendonte! Ndaj do vijoj ta them se të përtosh të mendosh është më krim se shpërdorimi i detyrës!” shkroi Braçe në Facebook 

brace Kodin Penal PD protesten reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.