Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ofertë e parezistueshme për Luis Suarez, Interi i Bekam i ofron kontratën e “pensionit”

09:37 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
suarez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luis Suarez mund të kthehet në yllin e madh të radhës që do të largohet nga Europa për të luajtur në kampionatin amerikan të futbollit. Sulmuesi ka marrë një ofertë nga klubi i Devid Bekam, Inter Majami, për të vazhduar atje karrierën e tij deri në mbyllje të saj.

Sulmuesi uruguaian është nën kontratë me Barcelonën por nuk mendohet se do të ketë edhe për shumë kohë një rol parësor, duke llogaritur që tani është 32-vjeçar. Ndaj Bekam i ka bërë atij një ofertë e cila do ta bënte më të sigurt vazhdimin dhe mbylljen e karrierës së futbollistit.

Ish-mesfushori anglez i ka bërë të qartë lojtarit se e kërkon atë të bëhet pjesë të skuadrës që nga viti 2020, kur ekipi i tij do të përfshihet në MLS, ndërsa i ka ofruar një kontratë katërvjeçare. Ajo praktikisht do të ishte edhe kontrata e fundit e karrierës për Luis Suarez, që do ta mbyllte atë si 37-vjeçar e si një prej yjeve të MLS-së për shumë vite.

Për momentin Suarez ka refuzuar këtë ofertë që i ka mbërritur nga Bekam, duke i sqaruar se është  i fokusuar te Barcelona. Por mediat katalanase janë të bindura se nëse do të fillojë të kuptojë që roli i tij te Barcelona fillon të zbehet, atëherë do të pranojë menjëherë ofertën e Bekam i cili i ka garantuar rrogën më të lartë në kampionatin amerikan.


Luis Suarez Sulmuesi uruguaian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.