Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Rama udhëton sot drejt Prishtinës për vizitë zyrtare

10:40 / February 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7991
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e nesërme shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e me këtë rast kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë drejt Prishtinës për një vizitë zyrtare. Policia e Kosovës ka lajmëruar masat që do të merren gjatë parakalimit të eskortës së kryeministrit Rama.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ende nuk dihet nëse Kryeministri do të marrë pjeesë në marshimin e organizuar për ish-krerët e UÇK-së.

Dita e Pavarësisë së Kosovës festohet çdo vit më 17 shkurt. Ajo shënon shpalljen e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, duke e bërë Kosovën shtetin më të ri në Evropë. Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi lexoi Deklaratën e Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.

Kosova njihet si shtet sovran nga 117 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Përveç agjendës zyrtare, platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar organizimin e një marshimi masiv, nën emrin “Drejtësi jo politikë”, i cili pritet të nisë pasdite në Prishtinë.

18-vjetori i Pavarësisë Kosovës Rama vizitë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.