Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

12:34 / February 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8005
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka vijuar në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Metamorfoza”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të thirren 40 dëshmitarë në gjyq, sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci.

Ata do pyeten për vrasjen e Gjin Ndojit dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj Kleanthi M. në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë gjatë seancës së sotme ka pasur debate të forta mes avokatëve të biznesmenti Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të posaçëm.

Shkak kanë qenë mospërputhjet e orareve të bisedave në Sky ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Ndojit në fusht të vitit 2020. Prokurori Arben Kraja ka argumentuar se kjo ka ndodhur për shkak se orari i serverëve të Sky ECC nuk është i njëjtë me orën lokale.

Ndërkohë avokati i Gjokës, Gurali Brahimllari është shprehur se procesverbali ndaj klientit të është spostuar dhe se “është manipulim”. Për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me përmbajtjen e provave, seanca u shty për një ditë tjetër.

Në procesin “Metamorfoza” bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka po gjykohen edhe Behar Bajroviç dhe Edmond Preka. Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm.

Dëshmitarë gjin ndoji Metamorfoza spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.