Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ish-krerët e UÇK u armatosën kundër një politike shfarosëse”/ Rama në Prishtinë: Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK

13:16 / February 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8008
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar me qartësi e thellësi mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK. Rama theksoi se ish-krerët e UCK, u armatosën kundër një politike shfarosëse.

“Përballë një situate të tillë fjalët nuk janë të lehta për t’u gjetur. Ndërkohë ndër disa mendime qe besoj vlejnë të ndahen i pari ishte mendimi se kush është sot në të njëjtën godinë që vuan dënim, pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare sot të dënuar nga ajo gjykatë ose më saktë nda drejtësia ndërkombëtare janë Radovan Karaxhiçi që u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë të tërë terrori dhe spastrimit. Në atë kohë u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë së shfarosjes edhe autori i 8 mijë njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë. U shenjëstruan fëmijë e gra. Njëfarë Milan Rukiç i dënuar në përjetësi për krime që lënë pa fjalë edhe fjalorin e më të keqes dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë…Dhe tre autorë të tjerë përdhunimesh vrasjesh, krimesh nga më makabret. Tani sipas kërkesës së Prokurorisë së Tribunalit në Hagë këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që Prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë lidhje me varrezat masive të njerëzve të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve e grave nga snajper të vendosur aty apo me përdhunime, vrasje e mbytje njerëzish në lumë. Asgjë”, tha mes të tjerash ai.

ish krerët e uçk Prishtinë Prokuroria Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.