Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Plani i BE-së: Më shumë borxh i përbashkët për një super euro

08:52 / February 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8043
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ta bërë euron më të fortë dhe më konkurruese në tregjet globale, nevojitet më shumë borxh i përbashkët europian, ose, thënë ndryshe, më shumë eurobond. Kjo ishte një nga pikat kyçe të diskutuara në takimin e eurogrupit, ku ministrat e Financave të vendeve që përdorin monedhën e përbashkët u fokusuan te mënyrat për të rritur rolin ndërkombëtar të euros, edhe përballë dollarit.

Një dokument i Komisionit Europian sfidon skepticizmin e atyre që kundërshtojnë krijimin e borxhit të ri të përbashkët. Edhe pse studimi shmang termin “eurobond” dhe përdor shprehjen “safe asset” (asete të sigurta), mesazhi mbetet i njëjtë: obligacionet europiane kanë interesuar gjithmonë investitorët dhe kanë ndihmuar në përhapjen e euros.

“Është thelbësore ta zhvillojmë më tej këtë treg”, thuhet në dokument. Sa më shumë eurobond të blihen jashtë BE-së, aq më shumë zgjerohet sfera e ndikimit të euros.

Roli global i një monedhe përcaktohet nga përdorimi i saj si “rezervë vlere” dhe “mjet këmbimi”, si edhe nga baza e aseteve të sigurta që e mbështesin, përveç besueshmërisë dhe stabilitetit të institucioneve që e emetojnë.

Në një realitet ku fuqia ekonomike lidhet ngushtë me marrëdhëniet tregtare, përdorimi i euros në shkëmbimet ndërkombëtare përkthehet në më shumë peshë dhe autonomi për Bashkimin Europian.

“Një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më kompleks ka ndryshuar kushtet”, deklaroi Komisioneri për Çështjet Ekonomike, Valdis Dombrovskis.

“Një rol më i madh ndërkombëtar i euros mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e strategjisë sonë për uljen e rrezikut dhe të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë ekonomike e financiare. Njëkohësisht, mund të sjellë përfitime konkrete, si ulja e kostove të financimit dhe mbrojtja e importuesve dhe eksportuesve të BE-së nga luhatjet e kursit të këmbimit”.

Të njëjtin vlerësim ndan edhe presidenti i Eurogroup-it, Kyriakos Pierrakakis, i cili e sheh këtë edhe si çështje “sovraniteti monetar”.

Para takimit të eurogrupit u zhvillua edhe një samit i ngushtë i ministrave të Financave të gjashtë ekonomive më të mëdha të BE-së, të ashtuquajturit “Big 6”: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Polonia dhe Holanda.

BE borxh përbashkët plani supereuro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.