Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

11:16 / February 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8235
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar se në takimin mes saj, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan Donald Trump, është diskutuar për çështjen e Hagës dhe 4 liderëve për të cilët është kërkuar nga 45 vite burg për secilin.

Osmani u shpreh e rezervuar dhe nuk dha shumë detaje mbi atë çfarë kanë diskutuar me Trump, por në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, presidentja e Kosovës tha se ajo dhe kryeministri  Rama do të flasin më në detaje kur “të vjen momenti” rreth kësaj çështje.

Ajo theksoi se kanë marrë garanci të fuqishme nga presidenti amerikan.

“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanci të fuqishme. Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Presidentja e Kosovës tha se pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes i ka ngritur dy vendet në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare. Ajo shprehet e bindur se bërja pjesë e bordit të paqes do t’i japë vendit të saj mundësi për njohje të reja.

“Jemi të bekuar, si Kosova ashtu edhe Shqipëria jemi së bashku në Bordin e Paqes si dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton të dy shtetet tona po ngrihen në nivel më të lartë të përfaqësimit ndërkombëtar, dhe kjo po bëhet falë besimit amerikan. Por në përgjithësi është edhe një mundësi e mirë që edhe me shumë shtete të tjera aleate të diskutojmë të ecim përpara, dhe të gjitha këto po ngjajnë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, si herën e parë kur isha në Davos, si në Ëashington, na ka hapur rrugë të rëndësishme me shtete të ndryshme, anëtare të përfshira shtete jo-njohëse. Kjo vërtetë e ka ngritur Republikës e Kosovës në një nivel të ri sa i përket përfaqësimit në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Çështja e Hagës u ngrit edhe nga kryeministri Edi Rama në Uashington gjatë takimit të Bordit të Paqes, duke kërkuar ndërhyrjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Ai kujtoi se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte arrestuar pak përpara udhëtimit drejt SHBA për firmosjen e një marrëveshjeje me Serbinë, nga i njëjti prokuror, Jack Smith, i cili kishte përndjekur vetë Presidentin amerikan.

Edi Rama TAKIMI trump Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.