Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e PD, Koçiu: Të shmanget dhuna dhe përdorimi i fëmijëve për akte dhune

13:28 / February 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8247
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një konference për mediet, e pyetur nga gazetarët për protestën e opozitës të lajmëruar për sot, u shpreh se Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë dhe rendin.

Koçiu tha se Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk merr përsipër mbarëvajtjen e tubimeve, duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar gjatë dy protestave të kaluara të organizuara nga Partia Demokratike.

“Kjo është një procedurë që lidhet drejtpërdrejt me protestat e kaluara dhe dhunën që ka pasur gjatë atyre protestave. E drejta për t’u tubuar dhe manifestuar është e kujtdo. Policia e Shtetit ka për detyrë të garantojë ruajtjen e rendit dhe sigurisë dhe për këtë është dhe do të jetë aty”, u shpreh Koçiu.

E pyetur mbi përgjegjësit e dhunës në protestë, Koçiu tha se vepra penale klasifikohet nga organet kompetente që kryejnë hetimin. “Si të jetë një protestë me leje apo pa leje, kushdo që kryen një veprim që dënohet si shkelje penale, këtë e klasifikon policia dhe organet kompetente. Kush shkel ligjin, procedohet penalisht sipas veprës penale që ka kryer”, u shpreh Koçiu.

Ministrja e Punëve të Brendshme tha se sa i takon lirimit nga gjykata të protestuesve që akuzohen për dhunë gjatë protestës, “nuk komentoj vendime të gjykatave lidhur me këtë çështje apo çështje të tjera. U bëj ftesë drejtuesve të protestës të distancohen nga dhuna. Jemi pro protestës, por kundër dhunës”.

Ministrja Koçiu u shpreh se shqetësim është dhe përdorimi i të miturve për të kryer akte dhune.

“Një shqetësim është përdorimi i të miturve, të shmangim sa më shumë këtë fenomen. Organizatorët duhet të distancohen nga përdorimi i të miturve për akte të turpshme, akte dhune gjatë protestës. Është një nga gjërat më të poshtra, shfrytëzimi i miturve në protesta për akte dhune.

Duhet një ndërgjegjësim për sa u takon të gjitha forcave të policisë, medias etj., që janë aty për të kryer detyrën, për të mos motivuar këdo që kërkon të krijojë incidente të dhunshme në shesh”, tha Koçiu.

Ministrja tha se lidhur me bombolat e gazit lotësjellës të hedhur nga Policia e Shtetit gjatë protestës, që sipas opozitës ishin të skaduara, ka nisur një hetim i brendshëm. “Do të shohim rezultatin e hetimit dhe pasi të marrim rezultatin, do ndërmarrim veprimet përkatëse”, u shpreh Koçiu.

Albana Koçiu Dhuna PD Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.