Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Protesta e PD, militantët sulmojnë me molotovë Kryeministrinë dhe Kuvendin, policia i shpërndan me ujë

20:18 / February 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike zhvilloi protestën e radhës para Kryeministrisë. “Do ta shpëtojmë Shqipërinë”, kjo frazë e Sali Berishës ishte sinjali që militantët të hidhnin breshëri molotovësh në drejtim të Kryeministrisë dhe jo flamuri shqiptar që kreu i PD ka valëvitur në protestat e tjera. Ndryshe nga herët e tjera, Policia e Shtetit nuk e aprovoi zhvillimin e protestës për shkak të akteve të dhunës, por efektivët ishin në terren për të garantuar sigurinë.

Tubimi nisi gati me 45 minuta vonesë. Krah Flamur Nokës dhe Luçiano Boçit, Sali Berisha iu bashkua militantëve në bulevard rreth orës 18:45. Në momentin që Sali Berisha mbërriti në shesh, Report Tv solli pamjet me dron, ku dukej qartë numri i ulët i protestuesve. Pas Berishës, ishte edhe grupi i zjarrit, që kësaj here i ishte bashkuar edhe deputeti, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni. Kësaj radhe grupi i molotovëve nuk ishte fshehur pas pankartave, por në mes të çadrave, ndonëse nuk binte shi, dhe sulmuan me breshëri molotovësh kryeministrinë. 

Ndërsa opozita protestonte poshtë kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ku i fundit ende nuk ka mbërriti në Shqipëri, pas vizitës në SHBA ku mori pjesë edhe në takimin e Bordit të Paqes krah Donald Trump. Pas kësaj vizite të Ramës, militantët e Berishës kishin shtuar numrin e flamujve amerikanë në protestë. 

Pasi policia i shpërndau me ujë, militantët bashkë me Sali Berishën u nisën drejt Kuvendit. 

militantet molotove Policia protesta e pd sulmojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

21:40 / November 13, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.