Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dy të rinj u vranë për një kafe, vetëdorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

12:48 / February 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8297
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

31-vjeçari G.A, i kërkuar për vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit më 13 nëntor në vitin 2025 në Manëz, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit.

Gjykata ka caktuar ndaj tij në mungesë masën e sigurimit arrest me burg për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit të krimit.

Mësohet se në momentin e vetëdorëzimit ai ka dorëzuar një armë sportive me gogla duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes.

Ngjarja në fjalë ndodhi pas një debati banal në një lokal të zonës. Rreth mesnatës, D.P. (21 vjeç) kishte hyrë në lokal dhe kishte kërkuar një kafe, por kamarieri 17-vjeçar i kishte thënë se ekspresi ishte fikur. Në atë moment, ndërhyri Flori Paluçi i cili ndodhej në lokal me disa persona të tjerë, mes tyre edhe E.C., një nga të arrestuarit më pas për moskallëzim krimi.

Debati verbal mes palëve degradoi në përplasje fizike. D.P. u largua nga lokali me automjetin e tij, por pak më vonë u kthye bashkë me E.K. dhe Aranit Kurti (23 vjeç). Në momentin që ata tentuan të hyjnë sërish në lokal, Flori Paluçi doli jashtë dhe qëlloi në tokë me armë zjarri. Sipas hetimeve, D.P. reagoi duke qëlluar me armë drejt Paluçit, ndërsa Aranit Kurti e goditi atë me grusht në fytyrë. Ndërsa Paluçi ka qëlluar drejt të dyve.

Nga të shtënat, Kurti mbeti i vrarë në vend pasi u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit humbi jetën pak çaste më vonë nga plumbat e shkrepur nga D.P. Ndërkohë, D.P. është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga persona të tjerë, që më pas u arrestuan për moskallëzim.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se konflikti nisi pas një mosmarrëveshjeje të çastit, në një lokal që zakonisht mbyllej në mesnatë, por atë natë ishte ende hapur për shkak të disa klientëve.

kërkim Manzë vetëdorëzohet vrasjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.