Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë

11:35 / February 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8420
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi marrëveshjen për sigurimet shoqërore më Poloninë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje përbën një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, pasi garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve.

“Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke siguruar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Sipas saj, ky akt përfaqëson një hap konkret në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe një tjetër progres të rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konfirmon angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit dhe për zgjerimin e rrjetit të marrëveshjeve dypalëshe në funksion të interesit të tyre.

Aktualisht Shqipëria ka 17 marrëveshje dypalëshe në zbatim, 5 marrëveshje të dakordësuara, ndërsa 3 të tjera dypalëshe për sigurimet shoqërore janë në negociim ose në proces përgatitjeje.

Marrëveshjet dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për zgjerimin e mbulimit të mbrojtjes sociale për qytetarët e saj jashtë vendit dhe për përafrimin e kuadrit të koordinimit të sigurimeve shoqërore me standardet e Bashkimit Evropian.

marrëveshja Nënshkruhet Poloni shoqërore sigurimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.