Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla në Bruksel me Raporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

10:10 / February 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8471
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi në Bruksel një takim me Raportuesin për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Gjatë takimit, Balla falënderoi eurodeputetin Schieder për Draft-Rezolutën e publikuar nga Parlamenti Europian dhe për vlerësimin pozitiv të shprehur ndaj progresit të Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Në fokus të diskutimit ishte ecuria e negociatave të anëtarësimit dhe objektivi strategjik për përmbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027.

Balla rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e deritanishëm, duke theksuar hapjen e të gjithë grup-kapitujve në kohë rekord gjatë vitit të kaluar dhe gatishmërinë për të avancuar drejt mbylljes së kapitujve sapo të përmbushen kushtet përkatëse.

Në këtë kuadër, u vlerësua roli i Parlamentit Europian dhe i raportit vjetor për Shqipërinë si instrument orientues për thellimin e reformave, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, forcimit të institucioneve demokratike, luftës kundër korrupsionit dhe harmonizimit me acquis të BE-së.

Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Europian dhe për angazhimin personal të raporterit Schieder në ndjekjen e progresit të Shqipërisë, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy parlamenteve mbetet thelbësor për një proces transparent dhe të bazuar në legjitimitet demokratik.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të SAPC, ai nënvizoi rëndësinë e dialogut të strukturuar parlamentar BE–Shqipëri dhe konfirmoi gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit në takimet e ardhshme në Strasburg.

Palët riafirmuan se zgjerimi i BE-së është faktor kyç për sigurinë dhe stabilitetin europian, ndërsa u theksua edhe përputhshmëria e plotë e Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të të Bashkimit Europian.

Bruksel negociatat Raporterin Shqipërinë Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.