Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kreu i SPAK Braho në Bruksel me 3 mars, thirret për të raportuar për korrupsionin

12:03 / February 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
18e0882a db4c 4255 a1f1 d47a5f04108c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Klodian Braho, është thirrur më 3 mars në një takim për të diskutuar çështjet e drejtësisë dhe antikorrupsionit në vendin tonë.

Në axhendën e miratuar të martën pasdite nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare thuhet se takimi i 7-të i Komitetit të Drejtësisë dhe Sigurisë do të përqendrohet në reformat kritike të integrimit, konkretisht në sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit, sundimin e ligjit, si dhe veprimet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në materialin paraprak theksohet gjithashtu se Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet e saj për të forcuar zbatimin e ligjit, përafrimin e politikave të vizave dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

Rezultate operacionale kërkohen gjithashtu në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës, veçanërisht kundër kultivimit të kanabisit, si dhe për të parandaluar pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, pritet të jetë gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

Ky takim shihet si një provë testuese për rezultatet konkrete që zyrtarët shqiptarë do të paraqesin përpara se shtetet anëtare të BE-së të vendosin nëse do t’i japin dritën jeshile raportit paraprak IBAR për Shqipërinë, që ka të bëjë me zbatimin e kritereve të kapitujve 23-24, të cilët përfshijnë pavarësinë e gjyqësorit, një raport pa miratimin e të cilit nuk nis procesi i mbylljes së grupkapitujve të negociatave të pranimit.

Sipas zyrtarëve evropianë, roli i SPAK-ut dhe GJKKO-së, si dhe pavarësia e tyre në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është një gur themeli i reformës në drejtësi të vitit 2016.

BE-ja mbështet dhe promovon konsolidimin e vazhdueshëm të kësaj reforme si një pjesë integrale e negociatave të pranimit të Shqipërisë. SPAK ka kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të siguruar një historik të besueshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përfshirjen e zyrtarëve politikë të nivelit të lartë në këto akte. Gjithashtu kërkohet të rritet efektiviteti i verifikimit të deklaratave të pasurisë, të paraqitura periodikisht nga zyrtarët shtetërorë.

Komisioni Evropian gjithashtu kujton nevojën për të adresuar rekomandimet e pazgjidhura të GRECO-s. Komisioni Evropian inkurajon krijimin sa më shpejt të jetë e mundur të një Observatori Kombëtar të Drogave, i cili duhet të jetë plotësisht funksional dhe i pajisur me burime të mjaftueshme financiare./Klannews

Bruksel korrupsionin kreu raportuar spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.