Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

10:47 / February 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8536
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro një apartament në zonën bregdetare të Qerretit në Kavajë, pronë e shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, i cili po hetohet për përfshirje në aktivitet kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Veprimi është ndërmarrë pas një kërkese nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka nisur hetime ndaj Bahtirit për dyshime se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se të ardhurat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Bahtiri, ish-anëtar i Lëvizja Vetëvendosje, është arrestuar pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC, të siguruara nga autoritetet franceze dhe të shpërndara për agjencitë ligjzbatuese në rajon.

Nga verifikimet e kryera rezulton se në emër të tij figuron një shoqëri tregtare, e regjistruar më 11 mars 2025, me objekt veprimtarie “shitblerje e pasurive të paluajtshme”. Përveç kësaj, ai rezulton pronar i një apartamenti në Qerret, i cili tashmë është sekuestruar në kuadër të hetimeve.

Burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet nuk janë përqendruar vetëm te Bahtiri, por edhe te të paktën dy persona të tjerë të dyshuar si pjesë e të njëjtit grup kriminal. Autoritetet po verifikojnë nëse pasuri të tjera të paluajtshme apo mjete luksoze janë blerë me të ardhura që dyshohet se burojnë nga aktiviteti i paligjshëm.

Shemsi Bahtiri akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shqiptare dhe atyre të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte përjashtuar nga partia Shemsi Bahtirin nëntë muaj më parë. Me anë të një komunikimi për mediet, VV shprehej se e kanë përjashtuar atë, pas verifikimeve që ata kanë kryer, duke shtuar se mbështesin luftën e institucioneve kundër krimit.

apartamentin ish-anëtarit lvv sekuestron spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.