Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ndërhyrje te pushtetet e tjera”/ Rama: Rreziqe serioze, frikë për blerjen edhe të letrës higjienike, fakt tragjikomik

11:47 / February 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8544
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS dhe qeverisë. Në fjalën e tij Rama tha se gjyqësori ka ndërhyrë tek pushtetet e tjera. Rama se pezullimi i një ministri nga prokuroria pa një gjyq të zhvilluar përbën rast të paprecedentë dhe ndërhyrje në territorin e pushtetit legjislativ. Rama theksoi se kjo fazë duhet të jetë kalimtare, pasi vendi ka nevojë për një shtet funksional dhe vendimmarrje pa frikë.

“Duke i bërë minimalisht shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, ka edhe më keq, por unë nuk do të zgjatem. Sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që Ekzekutivi apo Legjislativi të cenojë pavarësinë e Gjyqësorit.

Kjo ka ndodhur në vende të tjera, nuk është diçka e panjohur në zhvillimin e drejtësisë. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend që është në ngjitje të vazhdueshme, nuk e ka luksin të frenohet dhe të ri-bjerë aty ku ishte.

Çfarë është veçse ndërhyrje brutale, në territorin e pushteteve të tjera, pezullimi i ministrit nga një  prokuror dhe gjykatës me vendim të një seancë paraprake pa gjyq, i pa ndodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në pushtetin Legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur me gjyq pagat e veta.

Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në pushtetin Legjisalativ, vendimi i Kushtetueses se si parlamenti ka vendosur ndarjen e komisioneve parlamentare. Hapu dhe i thonë kësaj. Por shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare. As do të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, por nuk do të kemi një administratë publike pa pasur frikë në marrjen e vendimeve, deri në blerjen e letrës higjienike. E zgjodha se është fakt tragjikomik i krijuar nga frika. Këto janë leksione që vendet e tjera  i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara. Shqipëria nuk e ka luksin për të nxjerrë këto mësime. Duhen marrë në konsideratë nga të gjithë sa nuk e kanë prekur palcën e zhvillimit të vendit. Antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme”.

Edi Rama grupi i ps Kryeministri Mbledhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.