Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nis seanca në Hagë kundër Thaçit

10:56 / February 27, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8601
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, më 27 shkurt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur gjyqi, në rastin për pengim të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë seancë, ishte parashikuar se do të shpalosen deklaratat hyrëse në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë. Por REL shkruan se mbrojtja e Thaçit dhe ajo e Fazliut kanë njoftuar se nuk do të bëjnë deklarata hyrëse, por do ta rezervojë të drejtën që të deklarohen më vonë gjatë procesit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dyshohet se ka bashkërenduar “tri grupe të veçanta” së bashku me Kilajn, Kuçin dhe Fazliun për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë së Specializuar në rastin kundër tij dhe ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Gjykimi për krime lufte është përmbyllur dhe tani çështja është në dorën e trupit gjykues.

Pas deklaratave hapëse, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të nisë me paraqitjen e provave për rastin e pengimit të drejtësisë.

Hagë hashim thaçin seanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.