Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dako ka caktuar një grua shumë të afërt me të për…”, Patozi reagon për përgjimet e “Bild”

16:02 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas përgjimeve të publikuara në gazetën gjermane, “Bild”.

Në një status në Facebook, Patozi i bën thirrje qeverisë që të mbaj duart larg nga manipulimi i zgjedhjeve.

Patozi thekson se Durrësi dhe Shijaku janë qytetet me rrezik për manipulimin e votës, ndërkohë që thekson se kandidatja për Bashkinë e Durrësit ësthë njëri shumë i afërt i Dakos, po ashtu dhe  kandidati i Bashkisë së Shijakut.


“Në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun. I cili, sipas të gjitha të dhënave tona, është edhe propozuesi i kandidaturave për kryetar bashkie në Durrës dhe në Shijak.

Fakti që në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.

BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri”, shkruan Patozi.




Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, për dosjen e “Sterilizimit” ish-ministri paraqitet i shoqëruar nga forcat e sigurisë

10:34 / July 17, 2026

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria mbetet krah Zelenskyt dhe popullit ukrainas

10:30 / July 17, 2026

Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare

10:28 / July 17, 2026

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, mbi 2 mijë raste dhe 828 viktima

09:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.