Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet skema e mashtrimit me certifikatat për SHPSF, procedohet një punonjës policie

16:12 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim legalizime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Goditën një skemë mashtrimi ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie nga DVP Shkodër, që merren me shërbime ndaj të tretëve.

Hetimet disa mujore, nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuloi se disa shtetas që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve, dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër.

“Në vijim të procedimit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” (për arsye shëndetësore), ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar V.N., me detyrë Specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve, në DVP Shkodër”, njofton policia.

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë skemë mashtrimi dhe shpërdorimi detyre, si dhe ndaj shtetasve që kanë përfituar certifikata në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e këtij profesioni në subjektet e SHPSF.

SHÇBA nxit e fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, për dosjen e “Sterilizimit” ish-ministri paraqitet i shoqëruar nga forcat e sigurisë

10:34 / July 17, 2026

Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare

10:28 / July 17, 2026

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, mbi 2 mijë raste dhe 828 viktima

09:08 / July 17, 2026

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.