Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkarkimi i Ilir Prodës/ Ministria e Brendshme hap garën për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, ja kriteret

09:17 / March 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e9a3a7c4 d402 4db7 ba47 454af21bc3ca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në përputhje me ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 160, datë 2.9.2024.

Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere të përgjithshme, duke përfshirë:

-Të kenë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

-Shtetësi shqiptare;

-Të mos jenë të dënuar për vepra penale;

-Të mos kenë masa disiplinore brenda 5 viteve të fundit;

-Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa konflikt interesi.

Dokumentacioni i kërkuar përfshin jetëshkrim të përditësuar, platformë personale me objektivat që kandidati propozon të ndjekë, vetëdeklarime për integritetin dhe konfliktin e interesit, dëshmi gjyqësore, dokumentacion për përvojën profesionale dhe rezultate të arritura në studime apo trajnime, si dhe dokument shëndetësor që dëshmon aftësinë për punë.

Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimin brenda 7 ditëve nga shpallja e thirrjes, deri më 11 mars 2026, në adresën postare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë ose në adresën elektronike: [email protected].

Pas dorëzimit, Komisioni i Posaçëm do të kryejë vlerësimin paraprak të kandidatëve dhe do të organizojë seanca dëgjimore për të gjithë të interesuarit, duke publikuar më pas renditjen përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore.

Kjo thirrje hap mundësinë për profesionistët e rendit dhe sigurisë që të konkurrojnë për postin më të lartë drejtues në Policinë e Shtetit, duke kontribuar në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend.

drejtorin garën Ilir prodës Policisë së Shtetit shkarkimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.