Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Statistikat/ Dhuna ndaj grave në BE mbetet e përhapur dhe shpesh e neglizhuar

09:56 / March 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8840
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhuna ndaj grave në vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të jetë e përhapur, po merr gjithnjë e më shumë forma digjitale dhe shpesh neglizhohet nga institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e saj.
Kështu thuhet në një sondazh të publikuar të martën nga Agjencia për të Drejtat Themelore të BE-së (FRA) dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE).

Sipas të dhënave, gati një në tre gra (30.7%) në BE kanë përjetuar dhunë fizike (përfshirë kërcënimet) dhe/ose seksuale gjatë jetës së tyre, që nga mosha 15 vjeçare.
Edhe fëmijët preken ndjeshëm: 32.9% e vajzave kanë përjetuar dhunë fizike ose psikologjike nga prindërit.
Studimi tregon se 17.2% e grave kanë qenë viktima të dhunës seksuale. Sipas FRA-së, gratë kanë pothuajse dyfish më shumë gjasa të përdhunohen përmes detyrimit ose paaftësisë për të refuzuar, sesa përmes përdorimit të forcës fizike të drejtpërdrejtë.

Dhuna nga partneri

Rreth 9.8% e grave kanë pësuar lëndime fizike nga partnerët e tyre, ndërsa 29.9% kanë përjetuar abuzim psikologjik nga bashkëshortët apo partnerët. Kjo përfshin poshtërim, xhelozi, frikësim dhe kontroll të vazhdueshëm. Për 12.7% të tyre, këto forma dhune ndodhin shpesh.

Po ashtu, 20.3% e grave raportojnë dhunë ekonomike nga partnerët, si ndalimi për të punuar ose mungesa e kontrollit mbi financat familjare.

Rritja e dhunës digjitale

Studimi thekson se digjitalizimi po e përkeqëson situatën:

8.5% e grave kanë qenë viktima të ngacmimit online

7% e grave që punojnë kanë përjetuar ngacmim seksual në internet

10.2% kanë qenë të monitoruara ose të gjurmuara nga partneri i tyre intim

Pak raste raportohen

Vetëm një pjesë e vogël e viktimave raportojnë dhunën:

6.1% e grave që përjetojnë dhunë nga partneri i drejtohen policisë

11.3% e atyre që dhunohen nga persona të tjerë bëjnë kallëzim

Turpi, frika, vetëfajësimi dhe mungesa e besimit ndaj institucioneve janë arsyet kryesore të këtij heshtjeje.

“Kur abuzimet normalizohen ose injorohen, kjo tregon dështime sistemike. Shtetet kanë detyrimin të parandalojnë, të mbrojnë dhe të garantojnë qasje në drejtësi,” theksoi drejtoresha e FRA-së, Sirpa Rautio.

BE Dhuna grave Statiatikat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.