Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas përgjimeve të Bild/ Kryemadhi nxjerr një foto kompromentuese të Ramës: Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje e tij

17:02 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryemadhi Monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas përgjimeve të disa eksponentëve të PS me persona të inkriminuar para zgjedhjeve të 2017, të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se këto fakte i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi për llogari të Rilindjes, ndërsa publikon një foto të kryeministrit Edi Rama, sipas saj me ‘stafin’ e tij elektoral në Durrës.

Ndaj Kryemadhi thotë se është e qartë se krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, parlament, në karrigen e kryeministrit e qeveri. Ajo thekson se dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e Ramës.

rama me grupin e shijakut

POSTIMI I PLOTË
Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.
Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.
Për çdo shqiptar është më se e qartë:
Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.
Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.
Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.
Asnjë hap pas!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca në GJKKO për Ilir Beqajn, për dosjen e “Sterilizimit” ish-ministri paraqitet i shoqëruar nga forcat e sigurisë

10:34 / July 17, 2026

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria mbetet krah Zelenskyt dhe popullit ukrainas

10:30 / July 17, 2026

Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare

10:28 / July 17, 2026

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, mbi 2 mijë raste dhe 828 viktima

09:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.