Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri i ri i Mbrojtjes: Nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

13:46 / March 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8939
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas votimit të ndryshimeve në Kuvend këtë të enjte, vjen reagimi i parë i ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufit.

Përmes një postimi në instagram, Nufi shprehet se kjo detyrë e re është jo vetëm një nder, por edhe përgjegjësi e madhe për të, ndërsa falënderon dhe kryeministrin Edi rama për besimin.

“Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri. Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes nuk është thjesht një institucion shtetëror. Ajo është vendi ku përditë merr formë atdhedashuria, përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të vendit. Është institucioni ku puna dhe përkushtimi i burrave dhe grave me uniformë lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.

Falënderoj Kryeministrin @ediramaal për besimin që më ka dhënë për t’i shërbyer Atdheut në këtë detyrë kaq të lartë. Njëkohësisht falënderoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votëbesimin dhe mbështetjen e dhënë.

E marr këtë përgjegjësi me përulësi dhe vendosmëri, me angazhimin për ta ushtruar këtë detyrë me integritet të plotë dhe me përkushtim të palëkundur në shërbim të sigurisë së vendit dhe të forcimit të rolit të Shqipërisë në Aleancën tonë strategjike.”, shkruan Nufi.

Ministri i ri i Mbrojtjes nder përgjegjësi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.