Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropalit nuk i del e keqja me Ramën: Saliu e dinte që do më hiqnin. Berisha voton kundër shkarkimit te ish- ministres së jashtme

21:54 / March 5, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka shpërthyer me nervozizëm në sallën e Kuvendit ndaj shkarkimit të saj nga detyra. Gjatë seancës plenare ku u diskutua dekreti i presidentit për emërimin e ministrave të rinj, Spiropali nuk e fshehu acarimin me kryeministrin Edi Rama dhe la të kuptohej se vendimi për largimin e saj ishte i ditur më herët nga kundërshtarët politikë. Nga salla e Kuvendit, ajo dërgoi një mesazh të koduar Kryeministrit, duke deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha kishte paralajmëruar largimin e saj përpara se ky vendim të bëhej publik.

“Jam e qartë dhe jam e qetë. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin tim e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e Kuvendit dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, u shpreh Spiropali gjatë replikës së saj në seancë.

Në mënyrë të çuditshme, në momentin e votimit të dekreteve, ishte pikërisht Berisha që i doli në mbrojtje me votë Spiropalit. Deputetët e PD, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli votuan kundër shkarkimit të Spiropalit nga detyra. Gjithsesi, kjo votë nuk i shërbeu shumë Spiropalit, e cila u shkarkua me votat e socialistëve.

Berisha Rama shkarkimi spiropali votat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.